PAP Test +HPV me një super ofertë në Laor Lab

HPV (Human Papilloma Virus) është infeksioni më i shpeshtë në botë që transmetohet. Pothuajse çdokush do të ketë HPV njëherë në jetë.
ℹ️ Ekzistojnë mbi 150 lloje të HPV që jetojnë në trup dhe vetëm një numër i vogël i llojeve (dmth. HPV me rrezik të lartë) shkaktojnë probleme duke i shndërruar qelizat nga normale në jonormale.

❓Nëse nuk ka shenja/simptoma, pse është kaq i rëndësishëm HPV?
Ekzistojnë rreth 14 lloje të HPV me rrezik të lartë, duke përfshirë HPV 16, 18, 31, 33, 35, 39, 45, 51, 52, 56, 58, 59, 66 dhe 68. Dy prej tyre, HPV16 dhe HPV18, janë përgjegjës për shumicën e kancereve të lidhura me HPV.
⚠️Infeksioni me llojet me rrezik të lartë të sistemit HPV (hrHPV) mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës.⚠️

❓A ka teste për HPV?
Po! Testi i papillomavirusit njerëzor (HPV) zbulon praninë e virusit.
Mjeku mund t’ju rekomandojë testim të HPV nëse:
👉Pap testi juaj tregon disa çrregullime
👉Jeni mbi 30 vjeç
ℹ️ Testi HPV është i disponueshëm vetëm për gratë; dhe akoma nuk ekziston një test HPV për të zbuluar virusin te meshkujt. Megjithatë, meshkujt mund të infektohen me HPV dhe t’i infektojnë kësisosji partnerët e tyre seksualë.

HPV dhe kanceri i qafës së mitrës
ℹ️ HPV është një infeksion i zakonshëm dhe shpesh vetëpastrohet nga sistemi ynë imunitar.Megjithatë, disa lloje të HPV-së shoqërohen me ndryshime jonormale në qelizat e qafës së mitrës, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit.
ℹ️ Ekzaminimi i qafës së mitrës (i njohur edhe si PAP test), së bashku me testet e ADN-së së HPV-së, janë të dobishëm për zbulimin e ndryshimeve të hershme në qafën e mitrës që, nëse nuk trajtohen, me kalimin e viteve mund të avansojnë në kancer. Ekzaminimi i qafës së mitrës do të zbulojë qelizat anormale të pranishme në sipërfaqen e qafës së mitrës.

⚠️Kanceri është pothuajse gjithmonë i parandalueshëm përmes zbulimit dhe trajtimit të hershëm.⚠️

+389 75 273 746 | [email protected] | Rr. 29 Nëntori, nr 21, Tetovë