Panovski: Vaksina është zgjidhje vullnetare, askush nuk ka të drejtë t’u detyrojë ta pranoni

Mjeku Nikolla Panovski thotë se pranimi i vaksinave është zgjidhje vullnetare e çdo qytetare dhe askush nuk ka të drejtë t’i detyrojë qytetarët që të vaksinohen.
Panovski ua kujton autoriteteve që në vend të kërcë*nimeve ndaj qytetarëve për vaksinim, të sqarojnë për përfitimet e vaksinimit dhe komplikimet dhe problemet e mundshme që mund të ndodhin nëse dikush nuk vaksinohet.

“Alternativa e fushatës “Nëse nuk vaksinohesh tani, nga shtatori nuk ka kafene”, sipas meje, do të ishte “Nëse nuk vaksinohesh do të infektohesh”, thotë Panovski.
“Të nderuar qytetarë, nga shtatori planifikohet që shkollat të punojnë me prani fizike. Fëmijët kanë rrezik të vogël nga komplikime me COVID-19, por shumë lehtë mund të infektojë dhe ta sjellin virusin në shtëpi, të ju imfektojë”, thotë Panovski.