Mjeku Nikolla Panovski sqaron se për të krijuar antitrupa trupi i njeriu i nevojiten tre javë dhe gjatë këtyre tre javëve duhet të kenë më shumë kujdes.
“Nëse kokdhimbja dhe rritja e temperaturës zgjatën më shumë se dy ditë, duhet të mendohet se nuk është rezultat i vaksinimit, por mund të bëhet fjalë për infektim të marrë para ose pas vaksinimit”, thotë Panovski.
Panovski thotë se doza e dytë e vaksinës që qytetarët e kanë marrë në Serbi merret pas 8-12 javëve pas vaksinimit të parë dhe se ka mundësi të pakta që të infektohet sërish, mirëpo efikasiteti vetëm me një dozë është 76%, përafërisht aq sa deklaroi prodhuesi.
“Mesazhi për të vaksinuarit është që edhe kur ta pranojnë dozën e dytë duhet që t’i respektojnë masat, ky është obligim ligjor, deri sa numri i rasteve të reja nuk bëhet dyshifror, dhe numri i vd*ekjeve është nën 5 në ditë”, thotë Panovski.