Paniku i valës së dytë të koronavirusit, zbrazen supermarketet britanike

Raftet e supermarketeve britanike, u boshatisën sërish.

Historia e para disa muajve, u përsërit kur ekspertët pranë kryeministrit britanik, Boris Johnson, deklaruan se rritja e rasteve të reja me koronavirus mund të sjellë rikthimin e opsionit të izolimit.

Kjo riktheu panikun tek qytetarët dhe radhë të gjata u regjistruan në shumë supermarkete, me klientët që rrëmbenin me shumicë nga gjërat e nevojshme deri tek ato të panevojshmet.

Rrjetet kryesore të marketeve deklarojnë se rritje të mëdha kanë pasur dhe porositë online.

Disa ditë më parë kryeministri Johnson “kërcënoi” se do të shtojë masat shtrënguese kundër koronavirusit duke bërë përgjegjës njerëzit për mosrespektimin e protokolleve./Opinion.al