Panikë e madhe në aeroport! Me qen, policia anti terror… etj!


Prishtinë- Një alarm për bombë u njoftua sot në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Aeroporti u mbyll menjëherë.

Nga pamjet e raportuara nga mediat kosovare, shihet se si qytetarët presin jashtë aeroportit me valixhe, ndërsa brenda njësitë speciale kryejnë kontrollet për të verifikuar nëse vërtet ka lëndë plasëse të vendosur.

Policia ka thënë se kërcënimin e kanë pranuar sot në orët e paradites, pa e saktësuar orën.

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.