Panik në Stamboll/ Shembet një pjesë e restorantit, klientët përfundojnë në det! Katër të plagosur (Video)

Klientët e një prej restoranteve më të frekuentuara në Stamboll kanë kaluar disa çaste paniku, kur papritur është shembur një pjesë e objektit dhe disa prej tyre kanë përfunduar në ujë.

Deri më tani nuk dihet shkaku i këtij incidenti, ndërsa mediat turke raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe ambulanca, ndërsa sipas informacioneve të para kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët janë dërguar në spital.