Së fundmi, në rrjetet sociale është dhënë alarmi mbi personin që shihni në fotografi i cili operon në territorin e Gostivarit.
Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e tij me komentet se qytetarët duhet të bëjnë kujdes nga ky person për shkak se është hajn dhe psikopat.
Nga stascioni policor në Gostivar njoftuan që personi në fjalë është i njohur për organet e rendit si person me dosje të trashë të aktiviteteve keqbërëse.
“Bëhet fjalë për personin me inicialet B.Sejdini i cili në disa raste ka qenë i arrestuar për kryerje të veprës penale, grabitje”, thonë nga Stacioni Policor i Gostivarit.
Nga atje ftojnë qytetarët që të njoftojnë organet e rendit nëse këtë person e shohin duke bërë ndonjë veprim të dyshimtë.
Përsa kohë që është në liri, qytetarët e Gostivarit apelohen të tregojnë kujdes./FL/
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fflexfitnes.gostivar%2Fposts%2F1835436173232543&width=500″ width=”500″ height=”611″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”></iframe>