Panik në burgun e Idrizovës, drejtori demanton që ka të infektuar me koronavirus

Në burgun e Idrizovës janë ndërpre vizitat e familjarëve, thonë disa të arrestuar në këtë burg. Kjo ka shkaktuar panik te ata, dhe janë paraqitur dyshime se në burg ka persona të infektuar me virus korona.

“Dy të dyshuar me koronavirus në burgun e Idrizovës, deri sa insitucionet e mbajnë të fshehur. Ne kërkojmë urgjentisht nga institucionet kompetente të reagojnë, sepse përhapja e këtij virusi është duke rrezikuar jetën e burgosurve sot i kan ndalu dhe vizitat familjare”, ka thënë për Gazetën Lajm familjar I një të arrestuari në Idrizovë, që dëshiron të mbetet anonim.

Mirëpo drejtori i burgut Bobi Mojsovski mohon këto zëra. Ai e konfirmon që janë nderpre vizitat, por thotë se ky vendim është preventiv.

“Janë ndërpre vizitat, lirimet 7 orëshe dhe lirimet për vikend të arrestuarëve, por kjo është bë me rekomandim të Qeverisë dhe Drejtorisë për zbatim të sanksioneve. Lejohet vetëm sjellja r paketave nga familjarët. Aspak nuk është e saktë se në burgun e Idrizovës ka të infektuar me virus korona”, deklaroi drejtori Bobi Mojsovski. Ai thotë se këto masa do zgjasin 14 ditë në përputhje me rekomandimet e qeverisë.

Informacionet për të infektuar në burgun e Idrizovës i demanton edhe derejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve, Jovica Stanojeviq.

“Janë informacione qesharake që kanë për qellim vetëm përhapjen e panikut”, theksoi Stanojeviq./Lajm