Panik në avionin e nisur nga Tirana, thyhet dritarja gjatë udhëtimit


Një avion Boeing 737 me pasagjerë të nisur nga aeroporti i Tiranës, është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasditen e së martës në pistën e aeroportit Raffaello Sanziu në Falconara, Itali, me 143 pasagjerë në bord.

Kështu njoftojnë sot mediat italiane. Një ulje e papritur ndodhi në aeroportin e Raffaello Sanziu në Falconara. Në orën 18:30, një Boeing 737 i shoqërisë Blue Panorama ka bërë një ulje emergjente për shkak të një dritareje të dëmtuar. Avioni ishte nisur nga Tirana për në Milano Malpensa me 143 pasagjerë në bord.

Sipas hetimeve të para, thyerja e një dritareje bëri që komandanti të devijojë drejtimin duke u ulur në pistën e Sanzio. Pasagjerët u trembën, por nuk pati asnjë të plagosur. Avioni u rinis, por pa udhëtarët që mbetën të gjithë në Ancona.