Paniçar: Rezervuari i ujit i mbushur me mbeturina (VIDEO)

BANORËT PIJNË UJIN, TË FRIKËSUAR SE DO TË SËMUREN
Ky është rezervuar për ujë që është i ndërtuar para 50 viteve. Banorët e fshatit Paniçar të Komunës së Sarajit furnizohen me ujë pikërisht nga ky rezervuar i cili është mbuluar me mbeturina.

“Jemi në fshatin Paniçar, pikërisht te rezervuari ku fshatarët e këtij fshati furnizohen me ujë. Ata për tv Klan M thonë që ky rezervuar nuk pastrohet asnjëherë nga autoritet ndërkaq ata vet janë të detyruar që ta pastrojnë këtë rezervuar, madje edhe gjejnë gjësende të ndryshme si mbeturina por edhe bretkosa.

E banorët frikësohen për shëndetin e fëmijëve të tyre, ndonëse mund t’u paraqitet ndonjë baktere.
Në këtë fshat ka dhjetëra çezme ku kryesisht fëmijët pijnë ujin. Shumica e fshatarëve janë shpërngulur përshkak kushteve të mjerueshme. Për momentin ka vetëm 14 familje të cilët jetojnë në këtë fshat. /KlanMacedonia/