Kujtojmë se aeroporti “Adem Jashari” ka qenë i mbyllur thuajse dy muaj për shkak të pandemisë në Kosovë.
E këtë vit, ndonëse nuk pritej një numër i madh i diasporës që do vinin në Kosovë për shkak të “vijave të kuqe” që po i vendosin shtetet europiane, një numër i konsiderueshëm i tyre tanimë kanë arritur në Kosovë.
Shtete të shumta kanë vendosur si kriter në hyrje/dalje që kosovarët të vetizolohen për 14 ditë si të hyjnë në territorin e tyre.
E vendet rajonale, si Mali i Zi dhe Maqedonia kanë vënë si kriter testin e Covid-19 negativ në mënyrë që të hyjnë në territorin e tyre.