Depresioni dhe ankthi janë rastet më të shpeshta të cilat janë paraqitur në Klinikën Psikiatrike gjatë periudhës së pandemisë. Mesatarisht brenda ditës në këtë Klinikë paraqiten rreth 60 pacientë. Për momentin për hospitalizim pranohen vetëm rastet e rënda.
Depresioni i kombinuar me ankthin, pra çrregullimi anksiozo depresiv, siç e quajmë ai është më i shpeshtë në këtë periudhë. Kërkojnë ndihmë në lidhje me ankthin, frika që paraqitet nga vd*ekja se si ajo do të reflektohet më tej në jetë. Thonë çfarë do të ndodhë pasi të kalon, d.m.th. njerëzit bëjnë lloj lloj pyetjesh në lidhje me pandeminë por kryesisht si reflektim i ankthit dhe i frikës nga krejt kjo që ndodh rreth tyre – deklaroi Kadri Haxhihamza, Mjek Klinika e Psikiatrisë.
Mjeku Haxhihamza thotë se kjo situatë më shumë ka rënduar personat të cilët veçmë kanë pasur probleme psikologjike, e që pandemia ka ndikuar në përkeqësim të situatës.
Njerëzit që janë me çrregullime psiqike, nuk do t’i kisha thënë sëmundje ata sigurisht se më shpejtë mund të tronditen nga shoku psiqik dhe dalin nga drejtpeshimi psiqik. Për fat të mirë këtu jemi që të ju ndihmojmë të kthehen në atë drejtpeshim. Për disa persona që janë më stabil, kjo situatë ndikon por jo aq shumë – tha Kadri Haxhihamza, Mjek Klinika e Psikiatrisë.
Që nga fillimi i pandemisë kjo Klinikë ka vendosur në dispozicion disa numra telefoni ku personat e izoluar si pasojë e pandemisë mund të drejtohen dhe të marrin këshillat e nevojshme.
Numër i posaçëm për personat e rritur që janë në vetëizolim 072919009
Numër posaçëm për adoleshentë 078378728
Numër për prindër me fëmijë që kanë pengesa në zhvillim 070291574
Numër për ndihmë psikologjike të përgjithshme në gjuhën shqipe 070291657