Pandemia/ Papa falënderon mjekët italianë: Jeni engjëj

Papa Françesku është takuar të shtunën me një grup të mjekëve dhe infermierëve italianë, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kjo është audienca e parë që Papa mban, që prej se Italia nisi lehtësimin e masave kundër Covid-19.

“Ju ishin një ndër shtyllat mbështetëse të të gjithë vendit”, u tha Papa doktorëve dhe infermierëve nga rajoni Lombardisë, me të cilët u takua në Vatikan.

“Ju që jeni këtu dhe kolegëve tuaj në mbarë vendin dua të ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim, dhe unë e di se me këto fjalë po shpreh ndjenjat e të gjithëve”, tha Ati i Shenjtë.

Papa i cilësoi si “engjëj” punonjësit shëndetësorë, sidomos ata që u mundësuan pacientëve që ishin në prag të vdekjes, që të telefononin më të dashurit e tyre, për t’iu thënë lamtumirë.

Italia, një prej vendeve të goditura në Evropë nga koronavirusi, që prej 3 qershorit ka nisur lehtësimin e masave.

Pothuajse 35,000 persona në Itali kanë vdekur nga koronavirusi, duke u bërë shteti i katërt në botë me numrin më të madh të viktimave, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Brtianisë./Opinion.al