Në mes të pandemisë nga virusi korona disa koncerte të interpretuesve vendorë dhe të huaj do të mbahen në lokalitete të ndryshme të Ohrit. Deri tani është anuluar vetëm paraqitja e yllit serb të muzikës folk Aca Llukas, pas reagimeve të shumta në opinionin. Nga Inspektorati i tregut në Ohër, nuk u përgjigjen telefonatave për t’u përgjigjur se kush do të kujdeset për sigurinë e vizitorëve, derisa nga ana tjetër, nga SPB Ohër, shprehen se deri tani te ata nuk është lajmëruar asnjë koncert.
Komuna e Ohrit
„Hapësira e stadiumit të qytetit do të jepet me qira dhe ngjarjet do të mbahen, vetëm nëse vërtetohet se produksioni i posedon të gjitha kapacitetet që të mund ta respektojë në tërësi Protokollin për mënyrën dhe kushtet e organizimit të ngjarjeve, që e miratoi Qeveria“.
Një pjesë e koncerteve duhet të mbahen në Teatrin antik, të tjerat në stadiumin e qytetit “Burimet e Biljanës”. Derisa prej 12 deri 14 gusht në hapësirën e ish-kazermës duhet të mbahet edhe festivali muzikor andergraund.
„Do të shfrytëzohet vetëm hapësira e barit, në të cilën mund të tubohet publikë prej 12.000 personave, por ata nuk do të sjellin më shumë se 6000, gjegjësisht 50% të kapacitetit“- deklaroi Gordana Jovanovska – drejtoreshë e “Burimeve të Biljanës” .
T mobile In article 1
Qytetarët, me mendime të ndara.
„Edhe Vimbëldoni u anuluar për vitin e ardhshëm, që sjellë shumë milionëshe. Të mos përmend koncerte”.
„Unë punoj në Rusi, atje pa problem ka koncerte, me maska përkatëse. Nëse mbahet distancë, nuk do të ketë problem“.
Tentuam të kontaktojmë edhe një pjesë të produksioneve që do të organizojnë disa prej koncerteve. Një pjesë e tyre në profilet e tyre në rrjetet sociale i bëjnë thirrje publikut që domosdoshmërish të mbajë maska dhe të mbajë distancë, ndërsa paralajmërojnë edhe se do të ketë dezinfektim gjatë hyrjes dhe matje të temperaturës.