Pandemia e para 100 vjetëve më së shumti vik*tima kishte shkaktuar në vjeshtë


Pandemia e tmerrshme e vitit 1918 e njohur si “gripi spanjoll” është ende e vështirë për t’u kuptuar. Ky virus deri atëherë i panjohur arriti të infektonte mbi 500 milionë njerëz në të gjithë botën dhe shkaktoi mbi 50 milionë vik*tima. Ndërsa pandemia globale zgjati për dy vjet një numër i konsiderueshëm i vde*kjeve të përgjithshme globale ndodhi gjatë tre muajve të vjeshtës së vitit 1918. Kur gripi spanjoll u shfaq për herë të parë në fillim të marsit të vitit 1918 ai kishte të gjitha shenjat e një gripi të rëndomtë sezonal.

Një nga rastet e para të regjistruara me këtë sëmundje ishte Albert Gitchell kuzhinier i ushtrisë amerikane në Kampin Funston në Kansas. Më pas virusi u përhap shumë shpejt përmes ushtrisë dhe deri në fund të muajit 1.100 ushtarë ishin shtruar në spital 38 prej të cilëve kishin vdekur që në fillim. Gjatë muajve në vijim gripi u përhap masivisht në të gjitha vendet e Evropës kryesisht përmes ushtarëve të cilët ishin vazhdimisht nëpër rrugë.Sipas të dhënave kjo valë e parë e virusit nuk ishte shumë vde*kjeprurëse dhe shkalla e vde*kshmërisë ishte e ngjashme me atë të gripit sezonal.

Rastet e shtuara me gripin spanjoll u ndërprenë gjatë verës së vitit 1918 dhe kishte shpresë se në fillim të gushtit virusi kishte humbur intensitetin dhe ishte zhdukur. Mirëpo sipas historianëve ajo ishte vetëm qetësia para stuhisë.
Ishte fundi i gushtit kur shënohet vala e dytë e gripit spanjoll. Tanimë virusi kishte pësuar një mutacion dhe ishte në gjendje të vri*ste një person të shëndetshëm brenda 24 orëve. Sipas historianëve, një ndër arsyet e një përhapje kaq të shpejtë të virusit ishte lëvizja e shpeshtë e ushtarëve nëpër botë.

Nga shtatori deri në nëntor të vitit 1918 niveli i vdekjeve nga gripi spanjoll u rrit shumë. Në ShBA mbetën të vde*kur 195.000 persona vetëm gjatë muajit tetor. Dhe ndryshe nga gripi sezonal i cili targeton zakonisht fëmijët apo të moshuarit kurba e vde*kjeve nga gripi spanjoll kishte formën e ashtuquajtur “W” e cila tregon se përpos të moshuarve dhe fëmijëve vdekjet ishin të shpeshta edhe te personat e moshës mesatare 25 deri në 35 vjeç. Të god*itur nga ethe, hemorragji të hundëve dhe pneumoni të rënda të rinj anembanë botës po vdisnin.

Vetëm dekada më vonë shkencëtarët ishin në gjendje të shpjegojnë fenomenin, që tani quhet “shpërthim i citokinës”. Kjo do të thotë që kur trupi i njeriut sulmohet nga një virus, sistemi imunitar dërgon proteina lajmëruese, të cilat aktivizojnë inflamatorë në trup. Mirëpo, disa viruse siç ishte ai spanjoll mund të shkaktojnë një reagim të tepërt imunitar, me ç’rast trupi është i mbingarkuar me proteina lajmëruese që quhen citokina, të cilat çojnë në inflamacion të dëmshëm dhe fatal të organizmit.

Mungesa e karantinimit shkaktoi një përhapje të madhe të virusit
Sipas ekspertëve përhapja e shpejtë e gripit spanjoll në vjeshtën e vitit 1918 ishte sepse zyrtarët shëndetësorë nuk imponin karantinim për shkak se nuk donin të rrezikonin humbjen e lu*ftës duke I mbajtur ushtarët në karantinë. Sipas hulumtimeve të bëra lëvizja e shpeshtë e ushtarëve dhe refuzimi I praktikimit të karantinës ishte një nga arsyet e një shpërndarje kaq të shpejtë të gripit.

Mjekësia nuk kishte mjete të duhura
Një arsye tjetër e një përhapje aq të shpejtë të gripit spanjoll ishte edhe mungesa e mjeteve për zhvillimin e një vaksine efektive. Në atë kohë mikroskopët as nuk mund të shihnin diçka aq të vogël sa ishte një virus. Shkencëtarët ishin të bindur se gripi ishte shkaktuar nga një bakter I quajtur bacillus dhe deri në vitin 1990 ishin bërë përpjekje për të gjetur kura për këtë lloj bakteri derisa një mjek gjerman zbuloi se bëhej fjalë për një virus të quajtur Influenza.

Deri në dhjetor të vitit 1918 përfundimisht kishte kaluar vala e dytë vdekjeprurëse e gripit spanjoll, por pandemia nuk kishte përfunduar. Një valë e tretë shpërtheu në Australi në fillim të vitit 1919 dhe u përhap edhe në Evropë dhe Amerikë. Shkalla e vde*kshmërisë së valës së tretë ishte po aq e lartë se vala e dytë por fundi i lu*ftës në nëntor të vitit 1919 lehtësoi situatën duke e bërë më të vështirë përhapjen e virusit. Vde*kjet ne nivel global në valën e tretë edhe pse me miliona filluan të zbehen në krahasim me humbjen apokaliptike gjatë valës së dytë. /Gazeta Express