Pandemia Covid-19: Në Brazil mbi 25 mijë viktima dhe 400 mijë të infektuar

Lakorja e pandemisë së koronavirusit të ri sa vjen e rritet në Brazil duke kaluar pragun simbolik prej 25 000 të vdekur dhe 400 000 raste të konfirmuara.


“Deri tani, vendi më i prekur në Amerikën Latine, Brazili ka regjistruar 25 598 të vdekur nga COVID-19 dhe 411 821 raste të konfirmuara të kontaminimit”, sipas ministrisë së shëndetësisë braziliane, shifra e të cilës janë më të ulëta se realiteti, sipas shkencëtarëve.

Me 1 086 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, është hera e pestë që ky vend me më shumë se 210 milionë banorë ka tejkaluar pragun prej 1 000 të vdekur në 24 orë që prej përshpejtimit të pandemisë, javën e kaluar. Rekordi daton më 21 maj me 1 188 të vdekur.

Numri total i rasteve të infektimit në botë ka arritur 5.82 milionë të regjistruar, derisa numri i viktimave të regjistruar nga sëmundja 359341. Të shëruar deri ditën e sotme në botë janë raportuar 2.35 milionë njerëz.