Panairi i librit këtë vit do të mbahet nga 8 deri më 14 shtator në ambient të hapur, pranë Aquapark-ut në hapësirat e qendrës sportive A1 Arena “Boris Trajkovski” në Shkup, njoftojnë organizatorët.
“Panairi i librit do të mbahet sipas protokolleve aktuale qeveritare , në përputhje me të gjitha masat e miratuara. Përvoja e vitit të kaluar tregoi se duke respektuar masat, Panairi i librit mund të mbahet në mënyrë të rregullt dhe me promovime të shkëlqyeshme të titujve. Përveç kësaj, Shkupi tregoi se panairi i librit është i nevojshëm si një lloj ushqimi shpirtëror ku lexuesit mund të zgjedhin pjesët e tyre të preferuara”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Panairi i librit mbështetet nga Ministria e Kulturës, dhe motoja e këtij viti është “panaire të sigurta”. Orari i punës i panairit do të jetë nga ora 10 deri më 20.00, ndërsa më 14 shtator do të jetë i hapur nga ora 10 deri më 15. Vizitorët në Panairin e librit në Shkup do të mund të njihen me botimet më të fundit të librave prej autorëve vendas dhe të huaj, si dhe me letërsinë e huaj, literaturën profesionale, shkencore dhe trillime, si dhe libra për të rinjtë dhe për fëmijët.
Në të njëjtën kohë, organizatorët thonë se botuesit përgatisin zbritje të mëdha në botimet e tyre për panairin e librit.
Biletat për panairin e librit do të dalin në shitje pak para fillimit të ngjarjes dhe të njëjtat do të jenë në dispozicion online, gjithashtu edhe në hyrje të panairit.