Kjo foto shqetësuese tregon se si dukej ura që u shemb një ditë më parë në Xhenova të Italisë.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment.
Ura është fotografuar në korrik dhe duket në pikë të hallit.
Ajo u rrëzua dje, duke vrarë të paktën 38 persona.
Inxhinierët thonë se kjo ishte një tragjedi që pritej të ndodhte, duke parë gjendjen e urës.
Ngjarja e rëndë ka shokuar mbarë botën, ndërkohë që mes viktimave janë edhe dy shqiptarë.