Mediat bullgare publikuan pamje me dronë të vendit të ngjarjes tragjike, ku u aksidentua e u përfshi nga flakët autobusi me targa maqedonase, duke i marrë jetën 45 personave e duke lënduar 7 të tjerë.
Identifikimi i vik*timave do të behet përmes analizave të ADN-së, të cilat do të dalin për dy ditë. Drejtori i Shërbimit kombëtar të hetuesisë bullgare, Borislav Sarafov dha disa detaje të reja rreth tragjedisë. Sarafov konfirmoi se ka pasur një shpërthim në autobus.
Ai sqaroi se lista e udhëtarëve të autobusit i është dërguar autoriteteve maqedonase dhe se procesi i identifikimit ka filluar. Bullgaria pret nga Maqedonia që të dërgojë kampionë të ADN-së nga familjarët e të aksidentuarve, që të lehtësohet identifikimi i viktimave”, është shprehur zyrtari bullgar. Gjatë udhëtimit nga Stambolli për në Shkup, autobusi i kompanisë “Besa Trans” me 52 persona në bord humbi kontrollin dhe është përplasur me barrieta e rrugës e është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ndodhi në autostradën e Strumas, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut. Disa ekspertë bullgarë thonë se autobusit i ka plasur goma e parë djathtas, e më pas është përplasur me barrierat; në atë moment është derdhur karburanti e ka shpërthyer zjarri që rezultoi fatal për pasagjerët.