Dy viktima janë shënuar si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në njërën prej autostradave në Breshia të Italisë.
Dy vajza të moshës 20 dhe 21 vjeçe nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra në aksidentin ku të përfshirë ishin edhe pesë punëtorë shqiptarë të cilët u përplasën me të ndjerat.
Claudia Miraoli dhe Gulia Vangelisti ishin në një një Opel Corsa, në momentin kur një veturë e tipit ‘Audi’ është përplasur me to. Në makinën në fjalë ndodheshin 5 punëtorë shqiptarë që sapo kishin përfunduar turnin e punës dhe po ktheheshin në shtëpi.
Dy vajzat humbën jetën, ndërsa dy prej shqiptarëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.