Pamje tronditëse! Ndërtesa tetëkatëshe shembet brenda pak sekondash nga rrëshqitja e dheut

Një ndërtesë tetë katëshe në Indi është shembur, si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur ndërtesa shndërrohet në rrënoja pas një rrëshqitje të papritur të tokës, fatmirësisht pasi ishte liruar. Struktura tetë-katëshe u evakuua pak para shembjes së saj por disa sende të njerëzve që jetonin aty kanë mbetur nën rrënoja.
Ka dyshime se rrëshqitja e dheut ka ndodhur si rezultat i reshjeve të dendura të shiut në zonën ku u ndërtua banesa tetë katëshe. Incidenti ndodhi në rrethin Shimla të shtetit verior të Indisë, Himachal Pradesh, më 30 shtator.