Një grua ka vdekur pas një aksidentit në rrugën Pejë-Radavc dhe dy të tjera janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmi tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Në redaksinë e Insajderit disa lexues kanë dërguar fotografi dhe video nga vendi i aksidentit ku janë përfshirë tri vetura, teksa janë dërguar edhe pamje të rënda të gruas së vdekur e cila kishte mbetur e shtrirë në rrugë.
Më herët, zyrtari për media i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova për Insadjerin ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa dy gratë e tjera janë në gjendje të rëndë shëndetësore..
“Po një aksident ka ndodh rreth orës 18:00 ku një grua ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë të cilat janë dërguar për ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Rugova për Insadjerin.