Pamje të rënda/ Rrugët e Ekuadorit mbushen me viktima të Covid-19

Trupat e viktimave të koronavirusit janë parë të shtrirë nëpër rrugët e kryeqytetit të Ekuadorit, në një kohë kur ishte njoftuar se pandemia nuk ka arritur akoma në Amerikën Latine, shkruan DailyMail.

Ekuadori ka më shumë se 30.000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe është vendi i tretë më shumë i prekur pas Brazilit me 7,921 viktima dhe 114,715 raste, dhe Meksika e cila ka regjistruar 2,271 vdekje dhe 26.025 raste.

Disa vende, përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Republikën Dominikane, kanë zgjatur masat e tyre të bllokimit në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit megjithatë numri i infektimeve vijon të jetë i lartë.

Në fotot e publikuara në rrjet ekspertët e mjekësisë ligjore u panë teksa merrnin kufomën e një burri 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka vdekur nga koronavirusi.

Organizata e Shëndetit Pan Amerikan (PAHO) u ka kërkuar qeverive të jenë ‘të kujdesshëm’ kur fillojnë të lirojnë kufizimet, duke paralajmëruar që transmetimi i virusit mbetet ‘shumë i lartë’ në Brazil, Ekuador, Peru, Kili dhe Meksikë.