Pamje të rënda – gruaja në Kinë lindi foshnjën në mes të rrugës pasi nuk kishte test negativ për të hyrë në spital

Një video që po bën xhiro në rrjetet sociale tregon një grua në Kinë e cili lindi foshnjën e saj në mes të rrugës, jashtë një materniteti në qytetin Luzhou të qarkut Gulan. Gruaja, sipas përdoruesve në Twitter është detyruar të lindë në mes të rrugës pasi nuk posedonte një test negativ të coronavirusit që nevojitej për të hyrë në maternitet, transmeton Telegrafi.

Siç shihet në videon e mëposhtme, gruaja kreu lindjen e foshnjës derisa qëndronte në këmbë. Gruaja nga Kina u detyrua të kryente lindjen përpara Spitalit të Popullit Gulan në qarkun Gulan, në qytetin Luzhou të provincës Sichuan. Kina ka raportuar rritje të rasteve me coronavirus ditëve të fundit.
https://twitter.com/the_4_gotten/status/1597722872876863488?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1597722872876863488%7Ctwgr%5E303c635e193b9489c447f60d9b5d4e0132a5d060%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpamje-te-renda-gruaja-ne-kine-lindi-foshnjen-ne-mes-te-rruges-pasi-nuk-kishte-test-negativ-per-te-hyre-ne-spital%2F

Është e vetmja ekonomi e madhe me një politikë zero COVID-19, me autoritetet lokale që shtypin edhe shpërthimet e vogla me testime masive, karantina dhe bllokime të menjëhershme. Gjatë fundjavës, mijëra në Kinë dolën në rrugë duke kërkuar përfundimin e masave të rrepta – me disa madje duke bërë thirrje të rralla që presidenti kinez, Xi Jinping të tërhiqej. /Telegrafi/