Pamje të rënda/ Elektriciteti vret dy të rinj në Turqi

Pamje shokuese janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shihen dy të rinj të cilët janë goditur për vdekje nga elektriciteti.

Në video shfaqen Ozge Jeren Deniz 23 vjeç dhe Inads Oktemay 44 vjeç, të cilët u goditën nga elektriciteti në Izmir pak ditë më parë, pasi një stuhi e fortë kishte përfshirë vendin.

Ozge shihet teksa përpiqej të kalonte rrugën dhe bie i vdekur pasi bie në kontakt me rrymën.

Menjëherë më pas, Inands ka tentuar të ndihmojë 23-vjeçarin, por edhe ai ka humbur jetën tragjikisht.