Një ngjarje e rëndë është raportuar më herët, për një vajzë 2- vjeçare, e cila më datë 15 nëntor është paraqitur në QSUT me djegie cigareje në trup, por për shkak të gjendjes së rënduar, është transferuar në reaminacion.
Sipas JOQ, ndaj të miturës është ushtruar një dhunë e pamendueshme.
Ajo ka djegie me cigare kudo nëpër trup, madje edhe pranë organeve gjenitale. Sipas burimit, e mitura është abuzuar edhe seksualisht.
Por ajo që është më e rëndë, është se abuzimet kanë kohë që kanë ndodhur, pra e mitura është abuzuar sistematikisht.
Pamjet janë të rënda!