Pamje të aksionit të Policisë në Mal të Zi, kryetari i Budvës nxjerret me forcë nga Komuna


Kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radoviq, janë arrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale.

Në aksionin e Policisë Speciale në Mal të Zi janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Careviq, si edhe Djordje Vujoviq dhe këshilltari i Careviq.