Pamje shqetësuese: Fermerët kosovarë e derdhin qumështin në rrugë

Fermerët kosovarë tash e disa ditë janë duke e derdhur qumështin nëpër rrugë për shkak të mos mundësisë së dorëzimit të tij, si rezultat i përdorimit të madh të vajit të palmës në produktet e qumështit.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Shoqatës Qumështore të Kosovës, shihet se si fermerët po e zbasin qumështin në rrugë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre.
“Për shkak te ngopjes së tregut me produkte kancerogjene nga vaji i palmes, ne fermeret e qumeshtit detyrohemi qe ta derdhim qumeshtin tone ne lumenj. STOP VAJIT TE PALMES”, thuhet në reagimin e tyre.

Shoqata e Fermerëve ka paralajmëruar për nesër një konferencë në sheshin Skënderbeu, ku edhe do të shpalosin detaje tjera lidhur me veprimet e tyre që do ti ndërmarrin.