Pamje rrëqethëse brenda spitaleve, ceremoni masive të varrimit, situata e rënduar në Itali që nga fillimi i koronavirusit (VIDEO)

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali tashmë ka shkuar në 5.400, derisa i atyre të infektuar në 59 mijë. E gjatë ditëve të ardhshme ky numër mund të rritet paralajmërojnë ekspertët.

Kina është duke prirë në këtë aspekt, madje duke tejkaluar Kinën – vend ky ku edhe kishte shpërthyer pandemia, e situata më e rënduar duket të jetë në veri të Italisë, transmeton Telegrafi.

Pamjet rrëqethëse këto ditë kanë ardhur nga qyteti Bergamo në rajonin e Lombardisë, ku është shënuar numri më i madh i viktimave. Në këtë qytet nëpër krematoriume nuk po kanë hapësira të mjaftueshme për të pranuar trupat e viktimave të reja. Megjithatë familjarëve të viktimave do t’ju kthehet hiri.

Besohet se përqindja e madhe e vdekjeve në Itali është popullsia e vjetër. Italia ka popullatën më të moshuar në Evropë, me 23 për qind të atyre mbi 65-vjeç.

Pasi që kriza e madhe e pandemisë së virusit ka kaluar nga Kina, Italia është bërë “çerdhja” më e madhe në botë e COVID-19. Madje gjatë javës së kaluar brenda 24 orëve janë regjistruar 793 viktima, që është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit.

Kapacitet e spitaleve janë të kufizuara për shkak numrit të madh të pacientëve, kurse tani probleme të ngjashme po shfaqen edhe me viktimat – pasi po mungojnë hapësira për t’i varrosur nëpër varreza.

Në videot rrëqethëse që janë filmuar nëpër Itali shihen krematoriumet e mbushura me kufoma. Në anën tjetër, autoritetet italiane disa ditë më parë kanë urdhëruar ushtrinë që të merret me transportimin e personave të vdekur nga Bergamo, pasi kompanitë që merren me shërbime funerale nuk po kanë kapacitete të mjaftueshme ta kryejnë këtë punë.

Një video amatore tregon konvojin e mjeteve ushtarake që gjatë natës po kalonin nëpër rrugët e zbrazëta – dyshohej se ata transportonin kufomat pasi nuk kishte më hapësirë të mjaftueshme për t’i varrosur në varrezat e qytetit.

Përfaqësuesi i ushtrisë italiane ka konfirmuar se 50 ushtarë me 15 kamionë janë dërguar në Bergamo, që të transportojnë trupat e pajetë të viktimave të coronavirusit.

Autoritet e qytetit të Bergamos kishin kërkuar ndihmë për t’i djegur trupat, e një video tjetër tregon situatën e rëndë që po mbizotëron në këtë vend.

Gazetari David Carretta ka publikuar një video ku nga të përditshmet tregon numrin e faqeve të gazetave që i janë dedikuar viktimave të virusit vdekjeprurës.

Një gazetar tjetër i Sky News ka arritur të futet në spitalin e Bergamos, ku ka filmuar skena rrëqethëse. Në video shihen korridoret e mbushura me shtretër me pacientë që luftonin për ajër dhe stafin medicinal me maska mbrojtëse, dorëza dhe veshje të veçanta.

Koncentrimi më i madh i rasteve është në veri të vendit, ku trupat e pajetë po grumbullohen pasi varrimi i tyre është i ndaluar. Antonio Rikjard, pronar i kompanisë më të madh që kryen shërbime funerale, ka thënë për The Guardian se ka kryer afro 600 ceremoni varrimi por edhe djegie të trupave.

“Në rrethana të zakonshme, brenda një muaji numri i të vdekurve shkonte ne 120. Kurse për dy javë ka vdekur një gjeneratë e tërë. Kurrë nuk kemi parë diqka të ngjashme”, ka shtuar Rikjardi.

Edhe gazetarët e agjencisë Retuettrs, që kanë qenë në Bergamo kanë pasur rastin të binden në atë sesa e rëndë është situata në atë qytet. Tempoja e varrimit është – dy varrime për një orë, kurse morgu i spitaleve është mbushur me trupat të pajetë. /Telegrafi/