Pamje rrëqethëse brenda një kishe në Bejrut, po bëheshin gati për ceremoninë martesore kur gjithçka shpërtheu

Derisa miqtë dhe familjarët po bëheshin gati për një ceremoni martesore në Bejrut, brenda kishës gjithçka është dridhur.
Fillimisht ata menduan se bëhet fjalë për tërmet, por më pas pësoi një goditje tjetër shumë më e fuqishme që ua futi frikën në palcë edhe nuses e dhëndrit.

Mysafirët filluan të vrapojnë në të gjitha anët duke tentuar t’i shpëtojnë më të keqes, e ky moment është filmuar me kamerë amatore, transmeton Telegrafi.
Të rriturit mundoheshin të mbrojnë fëmijët, e jashtë mund të shihej tymi në qiell nga shpërthimi që shkatërroi një pjesë të kryeqytetit libanez – Bejrut.
Nga shpërthimi tejet i fuqishëm janë thyer xhamat e kishës, e hiq më mirë nuk kanë shpëtuar as orenditë brenda saj.

Kujtojmë që në këtë shpërthim pranë portit të Bejrutit, kanë humbur jetën të paktën 157 persona dhe mbi 5 mijë tjerë u lënduan.
Dyshohet se shpërthimin e shkaktoi 2.750 tonelata amonium nitrati që gjendej brenda një depoje.