Një numër i madh i qytetarëve dalin në pritje të presidentit Thaçi në Morinë (VIDEO)

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në pikën kufitare në Morinë dhe po presin ardhjen e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi është nisur nga Tirana ku nga Haga mbërriti rreth orës 18:00.
Në pikën kufitare në Morinë pritet të mbërrijë rreth orës 19.00.

Për të pritur Thaçin, kanë dalë edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Lu*ftës së UÇK-së.
“Presidenti ka qenë në Hagë jo për të mbrojtur veten, por luf*tën e UÇK-së. Ne kemi bërë një luftë të drejtë dhe të pastër. Ne nga fillimi kemi qenë kundër Gjykatës Speciale. Thaçi e ka mbrojtur mirë vendin dhe presim që të hidhet poshtë aktakuza”, ka thënë Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së.