Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të Tiranës, pranë Saukut. Një makinë ka humbur kontrollin në mbikalim dhe ka ka rënë poshtë. Nga përplasja e fortë, ka humbur jetën një grua, trupi i pajetë i së cilës është ende brenda mjetit. Një tjetër person raportohet se është plagosur rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet mbërritja e grupit hetimor.