Pamje nga spitali italian ku pacientët po kalojnë momente të vështira të jetës së tyre (VIDEO)

Koronavirusi ka shkaktuar vdekje të shumta në gjithë botën. Një prej mjekëve të një spitali në Itali thotë se kjo është një sëmundje që zgjatë dhe të gjithë mund të infektohen prej saj.

“Ekziston një frikë e madhe dhe askush nuk mund të hyjë në repart”, tha ai.

Ai shprehet se është shumë dramatike fakti se njerëzit që po vdesin nga kjo sëmundje, po vdesn vetëm pa asnjë person të afërt pranë.

“Pacientët këtu nuk shohin, nuk dëgjojnë, nuk flasin, nuk ndjejnë dhe as nuk vuajnë. Janë në një gjendje qetësie”, thotë drejtori i reanimacionit, Davide Chiumello.

Kamera e një media italianë ka hyrë brenda në dhomën e pacientëve duke na treguar gjëndjen e tyre të rëndë dhe vuajtjen që kalojnë.

“Jemi të rraskapitur. Kemi punuar pa u lodhur për javë të tëra, ky infeksion ka monopolizuar plotësisht të gjitha ambientet shëndetësore, Lombardia është sigurisht një sistem i shkëlqyer shëndetësor, por nëse kjo epidemi nuk ndalet do të jetë gjithnjë e më e pamjaftueshme”,thotë mjekja, Antonella D’Arminio.

Koronavirusi ka shkaktuar 7 mijë e 994 viktima dhe 199 mijë e 394 të infektuar në të gjithë botën.