Pamje nga reshjet e mbrëmshme në Tetovë


Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) – Tetovë, njoftoi se mbrëmë pas reshjeve të dendura të shiut që filluan rreth orës 20:00, dhe që përfshinë Tetovën dhe rrethinën e saj, përveç rrugëve kryesore të qytetit, janë vërshuar edhe bodrumet dhe garazhet e shtëpive.

Nga QMK njoftuan se menjëherë ka filluar edhe ndërhyrja nga institucionet kompetente. Reshjet e mbrëmshme shkaktuan mbyllje të rrugës që të çon nga stadiumi te kazerma dhe shumë rrugë të tjera. Përveç rrugëve të qytetit, në gjendje kritike ka qenë edhe fshati Gjermë. Ndërkohë vërshime kishte edhe në Prilep, Manastir, Vinicë dhe Negotinë. Mbrëmë për shkak të vërshimeve një pjesë e banorëve në fshatin Lazhani të Prilepit, është evakuuar.