Pamje nga nisja për në Turqi e dy të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

Dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj tashmë janë nisur për trajtim në Republikën e Turqisë, teksa edhe dy të tjerë po presin për tu nisur.
Në videot e siguruara nga Telegrafi, shihet momenti i nisjes se pacientëve për në Turqi, të cilët i ka përcjellë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj mëngjesin e hershëm të së enjtes ka bërë të ditur se të lënduarit janë bartur me dy aeroplanë.
“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjeret janë në pritje të nisjes”, shkruan Zemaj në Facebook.