Në Haraçinë të Shkupit sot u vu gurthemeli i godinës së re të Komunës në vlerë prej 260 mijë euro të siguruara nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria. Përveç Ambasadorit të BE-së Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesit të Bankës Botërore Bekim Imeri, i pranishëm ishte edhe kryeministri Zoran Zaev me zyrtarë të kabinetit të tij. Ai u zotua se këtë vit do të investohen 250 milion euro për zhvillimin e komunave. Ndërtesa aktuale e Komunës është ndërtim i vitit 1952 informoi Kryetarja e Haraçinës, duke shtuar se nga objekti i ri qytetarët do të shërbehen me dinjitet.