Pamje nga aks*identi tragjik në Gjermani, ku humbën jetën 3 shqiptar

Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur sot një aks*ident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni. Aks*identi ka ndodhur në mëngjes, pak para orës 9, shkruajnë mediat gjermane.

Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në automobilin audi.
Media merr vesh nga burimet e saj, familjarë të vik*timave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Aks*identi ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.
Një djalë 12 vjeçar dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksi*dentit nga pl*agët e rënda të pësuara, ndërsa personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.

Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës “Audi” kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa shoferi i kamionit u plagos lehtë.
Rruga federale u mbyll për orë të tëra, gjatë punës së shpëtimit dhe regjistrimit të aksi*dentit.
Më poshtë pamje nga ky aksident tragjik!

201016 Uhldingen Mühlhofen
201016 Uhldingen Mühlhofen
201016 Uhldingen Mühlhofen