Pamje nga aksi*denti ku humbën jetën dy vajza: Vetura e tipit ‘Volkswagen’ e bërë copë

Dy vajza kanë humbur tra*gjikisht jetën në një aks*ident që u shënua pasditen e djeshme në dalje të tunelit, në aksin Tiranë-Elbasan.
Po ashtu të plag*osura kanë mbetur edhe dy vajza të tjera, njëra prej të cilave është nisur me urgjencë në spitalin e Tiranës, ndërsa tjetra ndodhet ende në spitalin e Elbasanit.

Sikurse shihet edhe nga videot e siguruara nga “Panorama” përp*lasja e makinave tip “Benz” dhe “Volkswagen” ka qenë aq e fortë sa kjo e fundit është dë*mtuar e gjitha, ndërsa shihen edhe njollat e gjakut në sediljen e shoferit.
Pak më parë policia njoftoi se katër shtetaset kishin mbetur të bllokuara në makina dhe është dashur shumë punë për t’i nxjerrë ato.