Pamje: Nëna e shpëtoi foshnjën nga rrë*shqitja e dheut, por vd*iq vetë

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Kinë kanë thënë se një grua arriti ta nxirrte foshnjën e vet në një vend të sigurt, por vd*iq vetë, pasi vër*shimet dhe dheu e go*ditën shtëpinë ku po banonin.
Vajza e vogël u nxor e gjallë të mërkurën pas më shumë se 24 orësh nën rrë*noja.
Raportohet se reshjet e dendura të shiut kishin shkaktuar rrëshqitje dheu në fshatin Wangzongdian të provincës Henan.

Rajoni i Kinës Qendrore ka përjetuar vërshime masive për shkak të reshjeve rekorde, me 33 të vd*ekur e mbi 200 mijë njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
“E dëgjova zërin e foshnjës dhe në atë moment shpëtuesit kishin arritur dhe ia dolën ta shpëtonin fëmijën. Ajo ishte vendosur në një pikë më të lartë nga nëna e saj”, tha një familjar.

Foshnja u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua se nuk ka pësuar lëndime.
Shpëtuesit i thanë një mediumi lokal se nëna e foshnjës u gjet e vd*ekur të enjten. Trupi i saj ishte në një pozitë që dukej sikur ishte duke ngritur diçka lart.
“Mu në atë moment kr*itik, ajo e kishte ngritur fëmijën lart dhe prandaj vogëlushja ka shpëtuar”, tha Yang.