Skenat skandaloze të tifozëve serbë pas humbjes nga Zvicra kanë ndodhur edhe në qytetin e St Gallen në Zvicër.
Pas përfundimit të takimit, pranë një stacioni autobusësh lokalë prezent ishte një shqiptar që po festonte me flamurin kombëtar.
Aty qëlluan 5 tifozë të serbë, të cilët ishin të mllefosur dhe iu sulën shqiptarit, ndërsa filluan edhe ta gjuanin me gjësende, duke i futur në panik edhe tifozët e tjerë që ishin prezent aty.
“Njerëzit ishin vërtetë të frikësuar”, ka thënë një djalë 26 vjeç që e incizoi këtë skenë me telefon.
Ai ka treguar se përpos shqiptarin që ia arriti të ikte, tifozët e mllefosur serb vazhduan të sulmonin edhe kalimtarë të tjerë.
Të frikësuar nga grupi i serbëve, një pjesë e tyre u largua nga vendi i ngjarjes.
U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën ndërsa serbët u dërguan në stacionin policor, por u lira disa orë më vonë.
‘Trazira’ nga tifozët serbë u shkaktuan edhe në qytete të tjera të Zvicrës.