Palmer paralajmëroi: Nëse ‘Kosova e Re’ dështon, atëherë do të merrni energji nga Rusia

Kompania Contour Global ka njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavatë, duke përmendur Qeverinë Kurti si shkak

Contour Global ka thënë se projekti Kosova e Re nuk mund të ecë përpara, sipas tyre situata politike në Kosovë që nga korriku dhe formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara
E këtë në vitin 2019 ndihmës-sekretari i shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kishte paralajmëruar për pasojat e mëdha që mund të ketë largimi i kompanisë amerikane “Contour Global” nga Kosova.

Palmer kishte thënë se shumë kombe të Ballkanit dhe pjesa më e madhe e Evropës Juglindore preken drejtpërdrejt ose indirekt nga politikat dhe furnizimi i energjisë ruse; ato që janë gazifikuar i besojnë, pothuajse, ekskluzivisht Rusisë si furnizuese.

“Nëse ky projekt dështon, Kosova mund të detyrohet të marrë në konsideratë alternativa që përfshijnë energjinë me burim rus. Shumë kombe të Ballkanit dhe pjesa më e madhe e Evropës Juglindore preken drejtpërdrejt ose indirekt nga politikat dhe furnizimi i energjisë ruse; ato që janë gazifikuar i besojnë, pothuajse, ekskluzivisht Rusisë si furnizuese. Për të ruajtur pavarësinë e saj energjetike, Kosovës i duhet gjeneratë e re, dhe Kosova e Re është opsioni më praktik, më efikas dhe më i mundshëm. Mbështetja e këtij projekti është tërësisht interes kombëtar në SHBA”, kishte thënë Palmer