Pallaska ironizon pasi Kurti u ndal në veri: Erdha, pashë, ika

Avokati i njohur, Dastid Pallaska ka reaguar pasi që kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe u.d të presidentit, Vjosa Osmani, nuk iu lejua nga serbët ta përfundojnë vizitën në veri.

Pallaska me anë të një postimi në Facebook e ka përmendur shprehjen e famshme “Veni, Vidi, Vici”, që në shqip do të thotë “erdha, pashë, pushtova”, shkruan lajmi.net.

Në rastin e Kurtit, të cilin ai e ka quajtur populist, ka thënë se kjo shprehje ndërrohet në “erdha, pashë, ika”.