Pal Lekaj me kërkesë të veçantë: Për Shën Valentin mos dashuroni kërkan pos AAK’së

Kandidati për deputet i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë në tubimin zgjedhor të kësaj partie në Gjakovë që në ditën e Shën Valentinit kur do të mbahen zgjedhjet ta dashurojnë këtë subjekt politik.

“Qytetarët e Gjakovës asnjëherë nuk kanë përjetu të mira sikur me Ramushin. Asnjëherë nuk kanë pasë siguri sikur me Ramushin. Asnjëherë nuk kanë pasë vene t’punës si me Ramushin”, ka thënë Lekaj në tubim zgjedhor.

Lekaj tha se Haradinaj e ka dëshmuar që e do qytetin e Gjakovës, dhe kërkoi nga ata që më 14 shkurt ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Ndërkaq, pasi që dita e zgjedhjeve koincidon me atë të Shën Valentinit, Lekaj porositi të pranishmit që ta dashurojnë partinë ku bën pjesë ai.

“Aman, gjithë që jeni ktu, mos dashuroni kërkan pos Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 135”.