Pakujdesia e firmës ndërtuese, pëson rëndë banori i fshatit!


Firma kontraktuese nga EVN-ja për ndërrimin e shtyllave të rrymës elektrike në fshatin Llojan të komunës së Likovës, punon në kushte jo profesionale.

Hapësirat që janë dedikuar për shtyllat e rrymës elektrike janë të thella 2 metër, nuk janë të rrethuara me mburoja por, as me asnjë sinjalistikë për t’i lajmëruar kalimtarët për rrezikshmërinë.

Banori SH.XH. nga fshati Llojan në ora 21:40 ka qenë duke u i ngarë biçikletës për në shtëpi, pasi shtyllat elektrike janë në ndërtim, rruga nuk është e ndriçuar, andaj SH.XH. është rrëzuar në një nga këto gropa dhe është lënduar rëndë në këmbë shpinë dhe kokë, menjëherë kalimtarët e rastit kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.

Sot banori është në gjendje stabile por, kërkon përgjegjësi nga firma e cila ka vënë atë para një rreziku të këtillë.

Lajmi në përditësim.