Pakistanezi sulmohet fizikisht në burgun e Shutkës, dërgohet në spital

Sot (28.06.2024) në orën 00:30, në SPB Shkup nga Burgu i Shutkës është raportuar se më 27.06.2024 rreth orës 22:40, brenda institucionit, A. T. (37) ka sulmuar fizikisht Sh. H. (34) nga Pakistani (të dy të paraburgosur). Sh. H. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara nga mjeku në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë”. Po merren masa për zbardhjen e rastit.