Pak muaj pas ndarjes nga gruaja, reperi shqiptar fotografohet pranë të dashurës së re

Para disa muajsh, reperi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, S4MM, ka ndarë përfundimisht rrugët me ish-partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet u shfaqën pasi dyshja filluan të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, e që gjithashtu edhe fotografitë që kishin së bashku pak kohë pas martesës u fshinë të gjitha nga profili.

Motivet e ndarjes nuk u bënë të ditura, por në media rozë u përfol se Filis e kishte tradhtuar reperin, për shkak të këngës ‘Tradhtare’, që ai publikoi vetëm pak ditë pasi i dha fund marrëdhënies.
Ndërkohë në lidhje me këtë ndarje, reperi është shprehur se në dokumenta vazhdon ende të jetë i martuar dhe flasin me njëri-tjetrin, pro rrugët e lidhjes janë ndarë përfundimisht.

“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, ishte shprehur reperi.

Vetëm pak pas ndarjes nga partnerja, S4MM është fotografuar me partneren e re në Zvicër.
Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe janë munduar t’i shpëtojnë syrit të publikut, siç mund ta shihni nga fotot e publikuara nga faqja “Artistët shqiptarë” në Instagram.