Kjo është pasqyra reale në zejtari, thonë nga Oda e Zejtarëve. Sipas tyre, është e nevojshme mbështetja më e madhe nga shteti, si dhe lehtësime financiare ashtu edhe doganore.
Ata ankohen se ballafaqohen me kuadër i cili nuk është mjaftueshëm i kualifikuar dhe probleme të shumta me ekonominë e zezë. Sipas kryetarit të Odës së Zejtarëve, kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe në zhvillimin ekonomik.
“Problemi në zejtari është se nuk kemi kuadër të profesionalizuar, shkollat e mesme profesionale nxjerrin nxënës të cilët janë mirë të edukuar, por jo të përgatitur nga ana praktike. Ne si punëdhënës i paguajmë, ndërsa nuk fitojmë asgjë. Kur i mësojmë, ata na ikin në një vend tjetër”,- tha kryetari i Odës së Zejtarëve, Nikolla Petrov.
Pas më shumë se 50 vjetësh, Oda e Zejtarëve dha 11 diploma për mjeshtër parukerie, gjithashtu përzgjodhi edhe zejtarë të suksesshëm në pesë kategori. Në Maqedoni aktualisht punojnë rreth 5.000 zejtarë. /TVM2/