Të dya kanë marrë përsipër të krijojnë çifte në ekran, njëra me emisionin “Përputhen” e tjera me emisionin “Love Story”. Po flasim për Bora Zemanin dhe Alketa Vejsiun që janë parë prej kohësh nga publiku si rivale dhe konkurrente.
E para që hapi këto zëra ishte Bora Zemani e cila në një intervistë në emisionin e ish të dashurit të saj, hodhi kunja se Alketa e kishte kopjuar si për biznesin dhe për emisionin.
Gjithsesi duket se këto kunja nuk shkojnë aty ku duhet për Alketën, pasi gjithmonë ka treguar respekt dhe dashamirësi për koleget dhe rivalet e saj, të paktën publikisht.
Alketa i komplimenton vajzat e ekranit në Instagram dhe për më tepër ato që është përfolur për sherr dhe dashakeqësi. Së fundmi kjo ndodhi me Bora Zemanin ku Alketa i bërë një koment të rradhës duke i lënë disa yje në një prej fotove të saj.
Edhe Bora menjëherë i ka kthyer “nderin” moderatores duke e falenderuar me emoji.