Kuvendi i degës së PDSH-së Tetovë miratoi listën e kandidatëve për këshillin komunal.
Dega e PDSH-së Tetovë mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Bartës i listës do të jetë Dr. Pajtim Thaçi.
Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e Komunës së Tetovës Dr.Sadi Bexheti elaboroi para numrit të madh të pranishmive platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje.
Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet Tetova siç është ujësjellësi, kanalizimi, pastërtia e qytetit nëpërmjet zgjidhjes së problemit me mbeturinat, infrastruktuta rrugore, arsimi, kultura, zhvillimi i turizmit malor si dhe projekte tjera me rëndësi jetike për qytetarët.