Pajaziti: A jemi gati për Evropë?

Shkruan: Muhamer Pajaziti
Ëndrra dhe realiteti europian janë dilema që vazhdojnë të mbajnë peng ballkanasit. Ëndrra europiane u akceptua me të madhe që pas lu*ftërave dhe tranzicioneve të fillim viteve ‘90, dhe pothuajse në mënyrë plebishitare të gjithë e dëshironin demokracinë, vlerat europiane dhe bra*ktisjen e sistemit traumatik monist.

Beteja midis eurofilëve të post – tranzicionit që shohin ëndrrën e yjëzimeve europiane dhe e euroskeptikëve, vazhdon edhe më tej, derisa Bashkimi Europian akoma nuk ka ndërtuar një strategji të mirëfilltë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, një rajon që gjithnjë e më shumë në kartën europiane shihet si një pikë e zezë dhe vatër e kr*izave të herëpashershme.
Pavendosmëria e BE-së për Ballkanin Perëndimor apo taktizimet diplomatike dhe më shumë deklarative impresionuese përbëjnë një lojë me një kosto të lartë dhe sprovë, të cilën gjithmonë e ka humbur BE, duke mos u treguar si një organizim serioz. Roli dhe sfidat e BE-së në historinë më të re të Ballkanit gjithmonë kanë rezultuar me dështime, se sa me suksese.

Në samitin e Royaumont, në vitin 1996, Bashkimi Europian, nën presidencën franceze të BE-së, mori iniciativën e parë e cila kishte për qëllim të sillte paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Europës, respektivisht të mbështeste implementimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Pas një viti, Këshilli i Përgjithshëm i Çështjeve miratoi një Qasje Rajonale (Regional Approach) me qëllim krijimin e kushteve politike dhe ekonomike për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet e këtij rajoni.

Por edhe përskaj këtyre nismave, marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor ishin shumë të varfra. Për ta eliminuar këtë ankth në vitin 1999, Komisioni Europian projektoi Procesin e Stabilizim-Asocimit, si një kornizë e re për të garantuar dhe mbrojtur reformat në Shqipëri, IRJM, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë në Republikën Federale të Jugosllavisë (në atë kohë Serbia dhe Mali i Zi), dhe gjithashtu në Kosovë si territor i cili ishte nën Protektoratin e Kombeve të Bashkuara.

Pas gjithë këtyre viteve, dora e Bashkimit Europian është dukur kudo në Ballkan, duke investuar për demokratizimin e këtij rajoni për të krijuar një stabilitet ekonomik, institucional si dhe për të zhvilluar tregun e lirë dhe bashkëpunimin ekonomik.
Kanë kaluar aq vite, janë bërë se e sa investime nga bashkësia ndërkombëtare dhe sikur ky rajon ka ecur prapa me kohën. Në këto vende ende nuk kemi një lidership të përgjegjshëm, ndërsa mungojnë reformat në jurisprudencë, administratë publike, lu*ftimin e ko*rrupsionit etj. Ndërkaq, procesi i stërzgjatur, rruga e gjatë për në BE ka bërë që pak a shumë të shtohet numri i euroskeptikëve, të cilët mendojnë se vendet e tyre do jenë gati për në BE, atëherë kur nuk do të kenë nevojë për BE-në. Ata nuk dëshirojnë të bartin pjesë të sovranitetit shtetëror në politikat e përbashkëta të Unionit, të cilat i konsiderojnë si të dështuara.

Shqiptarët e duan BE-në më shumë se maqedonasit
Maqedoni e Veriut është një shembull i tillë, ku ‘peshqit e mëdhenjë’ gjejnë forma dhe metoda për ti ikur gr*ilave të bu*rgut. Disa largohen prej vendit në mëyrë spektakolare sikur në filmat uestern, disa japin miliona, që nuk dihet se si i kanë fituar për të dal në liri e disa arrijnë të shpëtojnë pa një thembër në këmbë. Në anën tjetër, kemi qytetarë të varfër të cilët janë dënuar me burg përmes proceseve gjyqësore të montuara, pa bërë asnjë vepër. Ky është realiteti në Maqedoni. Është e vërtetë se BE-ja është vonuar me procesin e zgjerimit dhe thellimit, por qëndron edhe e vërteta se politika në Maqedoni është e zhytur në krim dhe ko*rrupsion.

Pastaj del, kryeministri i vendit thotë se, nëse vonohet BE-ja, Kina dhe Rusia do kenë më shumë hapësirë në Ballkan. I jep këto deklarata duke qenë i vetëdijshëm se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë.
Gjithashtu një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë kanë një afërsi dhe ndenjë të fortë për Rusinën dhe Kinën. Kjo nuk ndodhë me shqiptarët etnik.

Sipas disa hulumtimeve, mbi 90 për qind e shqiptarëve në Maqedoni janë pro integrimit në Bashkimin Europian. Ndërsa numri i eurofilëve maqedonas është më i vogël. Përderisa shqiptarët mendojnë se të anëtarësuar në BE-së do t’i realizojnë të drejtat e tyre, maqedonasit frikohen se do humbin emrin kushtetues dhe dominimin absolut ndaj komuniteteve jo maqedonase në këtë shtet etnocentrik. Ndërkaq, një faktor tjetër është edhe procesi i stërzgjatur i anëtarësimit të vendit në BE.
Liderët shqiptarë bëjnë politikë duke u paraqitur si pro-europianë, ndërsa liderët maqedonas hapur deklarohen se identitetin nuk e japin as për hyrje në BE.

Kosovarët dhe pro-amerikanizmi
Shtetasit kosovarë identifikohen si pro-amerikanë, për faktin se amerikanët kanë qenë faktorët kryesorë në krijimin e shtetit të Kosovës. Sipas sondazheve të fundit, popull më pro-amerikanë se shqiptarët vështirë se mund të gjendet diku në botë, ndërsa për europianët ekziston një lloj dyshimi, kjo për faktin se Brukseli vazhdon të shprehë rezerva ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe kjo më së miri dëshmohet nga mosnjohja e pesë shteteve anëtare të BE-së, si dhe sjellja e fundit e misionit të EULEX-it ndaj intervenimit të institucioneve të Kosovës në Veri, më qëllim vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe zbatimin e Kushtetutës së Kosovës. Përderisa Bashkimi Europian nuk e njeh Kosovën, kosovarët do të vazhdojnë të mendojnë se Europa nuk ofron përkrahje maksimale për ta, ndërsa vazhdon ta përkëdhel Beogradin zyrat.

Taktizimet e Serbisë
Serbia ka bërë krime masive në rajonin e Ballkanit gjatë lu*ftrave të 90-ta. Cuditërisht ajo akoma vazhdon të favorizohet nga Brukseli. Ajo vazhdon vëllazërine me Rusinë dhe Kinën dhe një pjesë e madhe e qytetarëve të saj as që duan të dëgjojnë për BE-në.
Përkundër këtyre rethanave, Bashkimi Evropian vazhdon ta përkëdhel të përzgjedhurën e saj Serbinë. Nuk e br*aktisë dhe nuk i kërkon të ndërgjegjësohet, edhe pse kjo e fundit sa herë ti teket i shkërmoq standardet e saj për lirinë, demokracinë, vlerat humane etj.

Nuk i kërkoi të ndërgjegjësohet as për kr*imet e bëra mbi popujt e këtij rajoni, gjithë ato vr*asje, ma*sakra, skena ho*rrore, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme në këtë pjese të Evropës.
Përkundrazi gje*nocidi i saj u shpërblye fillimisht me liberalizimin e vizave, ndërsa më pas edhe me statusin kandidatë dhe bisedimet për anëtarësim në këtë organizatë sui generis për mënyrën e funksionimit të saj.

Europianizimi – Pro et Contra
Nëse analizojmë 12 shtetet e reja të cilat u anëtarësuan në periudhën kohore 2004-2007, duket qartë se të gjitha këto vende kanë përfituar maksimalisht dhe nuk janë ankuar pse u bënë pjesë e kësaj familjeje. Shtetet e reja anëtare menjëherë kanë shënuar rritje ekonomike dhe atë më shpejt se sa shtetet e vjetra anëtare. Standardi i tyre është përmirësuar, ndërsa në të shumtën është shënuar edhe ulje e papunësisë.
Disa shtete si Sllovenia dhe Qipro i kanë tejkaluar disa shtete të vjetra anëtare sipas GDP-së. Megjithatë, jo të gjithë njësoj i kanë shfrytëzuar të mirat e BE-së për t’u zhvilluar ekonomikisht.

Por, nuk janë vetëm treguesit ekonomikë si faktor që imponojnë mendimin e qytetarëve të shteteve të reja anëtare se është mirë për të qenë pjesë e BE-së. Liria e lëvizjes së personave, e shërbimeve, kapitalit, investimet e huaja direkte, demokratizimi i shoqërisë, luftimi i kriminalitetit janë disa gjëra që ndihmojnë dhe zhvillojnë shtetet e reja. Sot një pjesë e madhe e të rinjve bullgarë, rumunë, hungarez etj., studiojnë dhe punojnë në vendet e Bashkimit Europian. Biznesmenët e shteteve të reja mund të eksportojnë mallrat e tyre në një treg prej mbi 500 milionë konsumatorësh, ndërsa gjithashtu qytetarët e rëndomtë mund të marrin dhe ofrojnë shërbime në secilin vend anëtar të BE-së, beneficione ka pothuajse në të gjitha sferat e jetës.

Nga ana tjetër, derisa kriza në eurozone vazhdon dhe besueshmëria te monedha euro është në rënie, euroskeptikët qëndrojnë fuqishëm, ndërsa demantimi i tyre mund të bëhet vetëm nëse ndryshohen traktatet e BE-së dhe sigurohet një disiplinë fiskale. Për momentin liderët e vendeve europiane po përballen me euroskeptikët, të cilët vazhdojnë të spekulojnë për solidaritetin dhe aftësinë e tyre për të mbajtur në këmbë këtë sistem.